Vedat Bajrami: Jam intervistuar nga UNMIK-u dhe shërbimet sekrete për skeçet e Mitrovicës - Gazeta Express
string(88) "vedat-bajrami-jam-intervistuar-nga-unmik-u-dhe-sherbimet-sekrete-per-skecet-e-mitrovices"

Vedat Bajrami: Jam intervistuar nga UNMIK-u dhe shërbimet sekrete për skeçet e Mitrovicës

Rozë

Gazeta Express

01/02/2023 7:00

Aktori Vedat Bajrami ka rrëfyer një histori shumë interesante para banorëve në Big Brother VIP Kosova.

Ai ka treguar se në vitin 2001 ishte intevistuar nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në lidhje me një skeç humoristik që ai aso kohe kishte realizuar me grupin “Stupcat”.

Lexo Edhe:

Tutje ai ka përmendur edhe fjalën shërbime sekrete, duke thënë se ishte e vështirë të realizoheshin skeçe në atë kohë shkaku i situatës së brishtë të veriut në Kosovë.

“Unë e di në vitin 2001, mua më ka marrë në pyetje UNMIK-u, ‘Pse i ke bërë skeçet e Mitrovicës?’, e këso shërbime sekrete. Por asnjëherë s’jemi zmbrapsur”, ka deklaruar humoristi Bajrami.

“Kemi kaluar gjëra të tmerrshme”, iu tha ai disa prej banorëve, duke treguar vështirësitë e të bërit humor me karakter gjeopolitik në vitet e pasluftës.

Ndërkohë edhe kolegia e tij, Arta Selimi, e cila gjithashtu është banore në BBVK e ka mbështetur këtë teori, duke thënë se edhe ajo ka hasur në probleme gjatë karrierës pasi një herë nuk ishte lejuar të xhironte një skenë nga KFOR-i. /Telegrafi