Veç televizioneve dhe radiove, KSHZ regjistron 246 portale për zgjedhjet lokale - Gazeta Express
string(78) "vec-televizioneve-dhe-radiove-kshz-regjistron-246-portale-per-zgjedhjet-lokale"

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 17:42

Veç televizioneve dhe radiove, KSHZ regjistron 246 portale për zgjedhjet lokale

Maqedoni

Gazeta Express

22/08/2025 17:42

Nga 352 kërkesa të arritura për regjistrim në regjistrin, Komisioni shtetëror zgjedhor ka regjistruar 33 televizione, radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale të internetit.

“Arritën 352 kërkesa për regjistrim, gjithashtu në KSHZ janë parashtruar gjithsej 399 çmimore për reklamim të paguar politik. Në bazë të tërë dokumentacionit të përpunuar janë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale interneti. Kërkesat e 22 personave juridik, dy televizione, pesë radiostacione, një medium i shtypur dhe 15 portale interneti janë hedhur poshtë si të parregullta, përkatësisht nuk janë parashtruar me kohë, plotësisht janë parashtruar dy çmimore për regjistrim në regjistër, por subjekteve të njejta juridike nuk u janë parashtruar kërkesëa me çka hidhen poshtë si të parregullta”, informoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova në mbledhjen e sotme të 131-të.

Ndryshe në opinion janë jedhur kritika dhe dyshime për keqpëdorimin e buxhetit të shtetit lidhur me reklaimin e qindra portaleve pa pasur një rregulative ligjore për themelimin dhe funksionimin e tyre.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqednisë më herët janë prononcuar se disa prej portaleve janë faqe pa pronarë, portale të sapokrijuara që dyshohet se janë formuar qëllimisht vetëm për të marrë para për fushatën. Është e nevojshme të bëhen ndryshime urgjente në Ligjin për media për krijimin e një regjistri të mediave online në Maqedoni. Për këto ndryshime ligjore SHGM-ja, LSGM-ja dhe KEMM-ja i kanë kërkuar vazhdimisht MPB-së si ministri kompetente, por ka munguar  vullneti politik për zgjidhje konstruktive ligjore