string(144) "vec-nese-e-bajne-nexhin-kryeminister-merr-kahje-serioze-plani-i-ldk-se-parim-olluri-ironizon-me-abdixhikun-qysh-dojne-me-i-realizu-pikat-me-vvne"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 21:59

“Veç nëse e bajnë Nexhin kryeministër merr kahje serioze plani i LDK-së”, Parim Olluri ironizon me Abdixhikun: Qysh dojnë me i realizu pikat me VV`në?

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 21:59

Analisti Parim Olluri ka kritikuar idenë e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “qeverinë e unitetit”.

Sipas tij, do të duhej që të shkohet përpara në zgjedhje.

“Ky propozimi i Abdixhikut me 15 pika mendoj që merr kahje serioze nëse e kishin bo Nexhin (Nexhmedin Spahiun), kryeministër, atëherë ish dashtë me trajtu seriozisht. Më doket pak e çuditshme qysh partinë e tretë e rrokë sikleti për qeveri të unitetit”, tha Olluri në Pressing.

“Pse mos me shku përpara drejt zgjedhjeve, qysh po don me bo qeverinë e unitetit…Në qeverinë e unitetit duhesh me pas VV-në, qysh po don ti me Martin Berishaj, shokët e tij e hajnat e rrymës me bo pakon emergjente për menaxhimin energjetik. Le të na tregon Abdixhiku qysh realizohet kjo. Vetingu, katër vjet nuk e bëri VV-ja e po dojnë me ba në qeverinë e unitetit, kjo është hajgare”, tha Olluri.