“Veç edhe një hap, krejt fokusi te Turqia”, zbulohet fjalimi emocionues e motivues i Franco Fodës - Gazeta Express
string(93) "vec-edhe-nje-hap-krejt-fokusi-te-turqia-zbulohet-fjalimi-emocionues-e-motivues-i-franco-fodes"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 22:25

“Veç edhe një hap, krejt fokusi te Turqia”, zbulohet fjalimi emocionues e motivues i Franco Fodës

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 22:25

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti një fitore të madhe në Bratisllavë, duke e mposhtur Sllovakinë 4-3.

Kjo fitore e kualifikoi Kosovën për në finale të “play-offit” për Botërorin 2026, ku e pret kombëtarja e Turqisë.

Menjëherë pas ndeshjes, selektori i Kosovës, Franco Foda u dha një fjalim motivues djelmoshave të kombëtares dardane.

“Tani është vetëm një hap më larg. Sonte mund ta shijojmë, por nga nesër i përvishemi punës dhe fokusohemi te Turqia. FORCA!”, u tha Foda lojtarëve.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet më 31 mars në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Fituesi i asaj përballjeje kalon në Botërorin e 2026-ës, që mbahet në Kanada, SHBA e Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement