Vdiq pasi u gjetë i plagosur tek varrezat, “Ibër-Lepenci” njofton se i riu ishe zyrtar i teknologjisë në këtë ndërmarrje - Gazeta Express
string(117) "vdiq-pasi-u-gjete-i-plagosur-tek-varrezat-iber-lepenci-njofton-se-i-riu-ishe-zyrtar-i-teknologjise-ne-kete-ndermarrje"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 14:38

Vdiq pasi u gjetë i plagosur tek varrezat, “Ibër-Lepenci” njofton se i riu ishe zyrtar i teknologjisë në këtë ndërmarrje

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 14:38

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur, ku një i iri u gjetë i plagosur tek varrezat në Marec.

Bëhet fjalë për të riun Valmir Berisha, i cili mbrëmë ëndërroi jetë në QKUK derisa po mjekohej si shkak i plagëve të marra.

E pikërisht ky i ri ishte pjesë e ndërmarrjes Ibër Lepenc.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ndërmarrja,  ku thuhet se Berisha ishte zyrtar i teknologjisë së informimit.

Nga ndërmarrja kanë njoftuar se Valmir Berisha ishte pjesë e pandashme e familjes institucionale, si profesionist i sjellshëm dhe i besuar.

NJOFTIM MORTOR

VALMIR BERISHA

Zyrtar i Teknologjisë së Informacionit

NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A.

Me pikëllim të thellë dhe me ndjenjën e humbjes së parikuperueshme, Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A. njofton se kolegu ynë i dashur, Valmir Berisha, Zyrtar i Teknologjisë së Informacionit, na ka lënë përgjithmonë.

Valmiri ka qenë pjesë e pandashme e familjes sonë institucionale — një profesionist i përkushtuar, i sjellshëm dhe i besuar. Gatishmëria e tij e vazhdueshme për të ndihmuar, karakteri i butë e njerëzor dhe etika e punës e bënin atë jo vetëm kolegun e duhur, por edhe shokun e mirë të punës për të gjithë ne.

Humbja e tij lë zbrazëti të madhe në kolektivin tonë — zbrazëti të cilën do ta mbajmë në kujtesë me mirënjohje dhe me respekt të thellë.

Familjes së të ndjerit, të afërmve dhe miqve të tij u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që Zoti i Madhërishëm t’u japë familjarëve forcë e durim në këto momente të rënda.

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A

Advertisement
Advertisement
Advertisement