Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen Babatinca dhe mbarë opinionin, pasi 17-vjeçari nga Kosova, A.B, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.
Sipas njoftimeve nga autoritetet shëndetësore, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke humbur jetën pas përpjekjeve për trajtim.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në varrezat e fshatit Pogragjë, në Gjilan, gjatë namazit të Ikindisë, në orën 15:13.
Ndërkohë, e pamja për të ndjerin do të mbahet nga dita e enjte deri të shtunën në Podujevë, në shtëpinë e familjes Babatinca./albinfo.ch