Vdiq pas 20 vitesh në koma, kjo është historia tragjike e “princit të fjetur” arab - Gazeta Express
string(79) "vdiq-pas-20-vitesh-ne-koma-kjo-eshte-historia-tragjike-e-princit-te-fjetur-arab"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 7:15

Vdiq pas 20 vitesh në koma, kjo është historia tragjike e “princit të fjetur” arab

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 7:15

Trishtim i thellë ka përfshirë botën arabe pas ndarjes nga jeta të princit saudit Al-Ualid bin Khaled bin Talal, i njohur nga mediat ndërkombëtare si “Princi i Fjetur”.

maketa-khaled-bin-alwaleed-al-saud

Ai ndërroi jetë të shtunën në moshën 36-vjeçare, pas një periudhe dramatike prej më shumë se dy dekadash në koma.

Princi i ri saudit u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2005, ku kishte shkuar për të ndjekur studimet në një akademi ushtarake.

Aksidenti i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë, duke e lënë në një gjendje të pandërgjegjshme që prej moshës 15-vjeçare.

Pas aksidentit, Al-Ualid u transferua në Spitalin Mjekësor King Abdulaziz në Riad, ku u trajtua për 21 vjet nga ekipe mjekësore të specializuara. Pranë tij qëndruan gjithmonë prindërit e përkushtuar, princi Khaled bin Talal Al Saud dhe princesha Rima, të cilët nuk humbën kurrë shpresën për një mrekulli.

Screenshot 2025-07-21 195455

Në deklaratat e saj të mëparshme, princesha Rima shprehej se “shpirti i djalit të saj ishte ende i pranishëm”, ndërsa i ati, princi Khaled, refuzoi kategorikisht të lejonte shkëputjen e tij nga aparatet që e mbanin gjallë. “Fuqia Hyjnore që e mbajti gjallë mund edhe ta shërojë një ditë”, kishte thënë ai.

Për më shumë se dy dekada, princi mbijetoi me ndihmën e aparaturave për frymëmarrje dhe u ushqye përmes një tubi.

Shpresa për një rikuperim të mundshëm u ringjall në vitin 2019, kur ai reagoi me disa lëvizje të lehta, si ngritja e një gishti apo lëvizja e kokës, por fatkeqësisht, nuk doli kurrë nga koma.

GwReEdPXQAAEBOw

Më 18 prill të këtij viti, ditëlindja e tij e 36-të, që do të ishte edhe e fundit, u shoqërua me një valë urimesh, lutjesh dhe mesazhesh shprese nga miliona ndjekës në rrjetet sociale, që e konsideronin princin një simbol të besimit dhe durimit të palëkundur, sipas Roya News.

Në të njëjtën ditë, nëna e tij, princesha Rima bin Talal, publikoi disa fotografi të të birit në platformën X, shoqëruar me fjalët prekëse.

“I dashuri im Al-Ualid bin Khaled, 21 vite pas (aksidentit) je ende i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. O Zot, shëroje robin Tënd Al-Ualid. Askush nuk e njeh dobësinë e tij përveç Teje, O Zot i qiejve dhe i tokës”, shkroi ajo.