Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona.
Njëri nga të plagosurit ishte grabitësi, i cili vdiq sonte në QKUK.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intenzive në QKUK, Shaqir Uka.
“Po, pacienti nuk ka arritë që t;i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.
25 vjeçari serb pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë zjarri, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte sjell në QKUK për trajtim.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...