Vdiq në moshën 40 vjeçare - jeta dhe karriera e artistit Shpat Kasapi - Gazeta Express
string(67) "vdiq-ne-moshen-40-vjecare-jeta-dhe-karriera-e-artistit-shpat-kasapi"

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 12:49

Vdiq në moshën 40 vjeçare – jeta dhe karriera e artistit Shpat Kasapi

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 12:49

Ka ndërruar jetë ditën e sotme (e mërkurë) këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare, siç u raportua nga mediat pas një sulmi në zemër.

Artisti njihet për karrierën e gjatë të ndërtuar me përplot hite e pjesëmarrje nëpër festivale të ndryshme.

Jeta dhe veprimtaria e Kasapit

Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë.

Edukimin e nisi në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, e më pas ndoqi kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin “FON” në Shkup.

Fillimet si fëmijë, tek shkëlqimi në skenën muzikore

Karriera e tij filloi shumë herët, ku mori pjesë në festivale për fëmijë. Suksesi i parë i madh erdhi kur fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.

Me kalimin e viteve, ai filloi të shfaqej në konkurse më të mëdha, për shembull, mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, ku fitoi çmim; gjithashtu mori çmime të publikut në festivale si “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup.

Kasapi u bë një prej emrave më të njohur në skenën shqiptare, për kombinimin e stilit modern me elemente që i pëlqenin publikut.

Disa nga këngët e tij më të njohura dhe të dashura nga publiku ishin: “Valle Kosovare”, “A më do?”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” etj.

Për shumë vite, mbeti një figurë e përhershme në tregun muzikor shqiptar — jo vetëm në Maqedoni e Kosovë, por edhe më gjerë.

Jeta private dhe sfidat personale

Shpat kishte përjetuar humbjen e babait që kur ishte vetëm 13 vjeç.

Në një intervistë, ai foli për momentet e vështira dhe depresionin që e preku pas humbjes dhe tha se muzika ishte ajo që i dha forcë për të vazhduar.

Ndonëse jeta private e tij ishte ndonjëherë në qendër të vëmendjes (raporte rreth marrëdhënieve, ndryshime personale etj.), për shumë adhurues ai mbeti sidomos “zëri” që solli energji në skenë.

E para pak muajsh, i ndjeri ishte ndarë nga bashkëshortja Selvije Jao, me të cilën kishte një djalë. /Telegrafi