"Vdiq duke u dërguar në emergjencë", raporti i policisë për aksidentin tragjik në Rahovec ku vetura goditi dy persona - Gazeta Express
string(114) "vdiq-duke-u-derguar-ne-emergjence-raporti-i-policise-per-aksidentin-tragjik-ne-rahovec-ku-vetura-goditi-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 8:53

“Vdiq duke u dërguar në emergjencë”, raporti i policisë për aksidentin tragjik në Rahovec ku vetura goditi dy persona

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 8:53

Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi dje në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Atje një person ka humbur jetën pasi bashkë me një tjetër u goditën nga një veturë, për shoferin e së cilës policia tha se e ka arrestuar dhe se gjatë aksidentit ai ka humbur kontrollin dhe nga pakujdesia e ka shkaktuar incidentin tragjik.

“Njëri prej tyre duke u dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, tha policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement