Vdesin tre pacientë në spitalin e Gjilanit, njëri me COVID-19, për dy të tjerë dalin analizat më vonë - Gazeta Express
string(99) "vdesin-tre-paciente-ne-spitalin-e-gjilanit-njeri-me-covid-19-per-dy-te-tjere-dalin-analizat-me-vone"

Vdesin tre pacientë në spitalin e Gjilanit, njëri me COVID-19, për dy të tjerë dalin analizat më vonë

Gazeta Express

02/08/2020 12:13

Kanë ndërruar jetë tre pacientë të cilët ishin të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se njëri nga ta është konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërkaq për dy të tjerët i janë marrë mostrat dhe pritet të konfirmohen gjatë ditës nëse ishin në infektuar.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht ju njoftoj se tre persona kanë ndërruar jetë, njëri nga ta COVID pozitiv. Bëhet fjalë për B.D. nga Novosella e Kamenicës (1961). Ndërkaq, per M.L. nga Rogana e Kamenicës 1949) dhe A.D. (1948) nga Zhegra e Gjilanit, po i presim rezultatet për t’u konfirmuar nëse ishin të infektuar me COVID-19”, ka thënë për Mediafokus.info dr. Ukshin Ismaili.

Ismaili i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familje që humbën më të dashurit te tyre.