Të paktën shtatë persona kanë vdekur në rajonin veriperëndimor të Leningradit në Rusi, pasi kanë pirë alkool të kontrabanduar.
Kështu tha të premten ministria e brendshme, dhe tre të tjerë po trajtohen për helmim.
Një banor i qytetit Gostitsy, pranë kufirit me Estoninë, është arrestuar me dyshimin se ua ka shitur alkoolin bashkëfshatarëve të tij, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme në një deklaratë.
Kanali Telegram 112 e çoi numrin e të vdekurve në 12 dhe tha se gruaja e kontrabandistit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi kishte provuar produktin e burrit të saj, raporton Reuters, transmeton Klankosova