Vdes tragjikisht në Itali një 9-vjeçare nga Maqedonia e Veriut - Gazeta Express
string(62) "vdes-tragjikisht-ne-itali-nje-9-vjecare-nga-maqedonia-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 7:10

Vdes tragjikisht në Itali një 9-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 7:10

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunën italiane San Giacomo di Pederobba, pranë Trevisos, ku të dielën rreth orës 16:00 ka humbur jetën një 9-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, raportoi “La Tribuna di Treviso”.

Sipas raportimeve, vajza A. Islam, banuese në Cavasso del Tomba, ishte në një ekskursion përgjatë lumit Piave së bashku me prindërit e saj, Ihmet dhe Nailën, si dhe me vëllanë dhe motrën e saj më të vegjël.

Sipas informacioneve, ajo po luante mbi gurët bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur papritur rrëshqiti dhe ra në lumë. Rryma e fortë e ujit e tërhoqi dhe vajza u zhduk para syve të familjes dhe dëshmitarëve, shkruan albinfo.ch.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve, karabinierët dhe zhytësit. Pas një kërkimi të gjatë dhe të lodhshëm, rreth orës 18:30, zhytësit e njësisë së zjarrfikësve e gjetën trupin e vajzës të bllokuar mes gurëve në lumë.

Sakaq, Koha.mk, ka raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri te konsullata e Maqedonisë në Venecia është parashtruar njoftim për ngjarjen tragjike dhe konfirmuan se vajza është shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Nga MPJ thanë se Konsullata është në komunikim të vazhdueshëm me familjen e të ndjerës me qëllim që të kryhen të gjithë procedurat e nevojshme administrative për transport të trupit të së ndjerës në Maqedoni.