Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga hoteli - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 13:13

Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga hoteli

Lajme

Gazeta Express

03/08/2020 13:13

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë se dyshohet se shtetasi gjerman është hedhur nga hoteli.

Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.

Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.