Vdes Remo Girone, ikona e televizionit italian i njohur si Tano Cariddi në serialin “La Piovra” - Gazeta Express
string(92) "vdes-remo-girone-ikona-e-televizionit-italian-i-njohur-si-tano-cariddi-ne-serialin-la-piovra"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 13:00

Vdes Remo Girone, ikona e televizionit italian i njohur si Tano Cariddi në serialin “La Piovra”

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 13:00

Aktori i njohur italian, Remo Girone vdiq sot në moshën 76-vjeçare, sipas “Corriere della Sera”.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Monako, ku jetonte prej vitesh me bashkëshortën e tij Vittoria.

Girone mbahet mend si Gaetano, Tano Cariddi në serialin “La Piovra” (Oktapodi) – i cili u transmetua nga viti 1984 deri në vitin 2001 – një simbol i bashkëpunimit midis mafias dhe financave.

Por, karriera e tij përfshin shumë role edhe në teatër.

Në vitet e fundit, ai luajti në komedinë “Ma cosa ci dice il cervello” dhe në filmin “Le Mans ’66 – La grande sfida” , ku luajti rolin e Enzo Ferrarin.

Në vitin 2020, ai u shfaq në “The Equalizer 3 – Senza tregua” .

Një vit më parë, gjatë një interviste të gjatë me “Corriere della Sera”, aktori tregoi se kishte vuajtur nga tumori.

Për shkak të kancerit të fshikëzës, për të cilin iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe kimioterapisë – ai u detyrua të ndalonte së punuari midis sezonit të nëntë dhe të dhjetë të serialit “La Piovra”.

“Producentët e shfaqjes donin të ndërprisnin kontratën time, duke më zëvendësuar me një personazh tjetër të ngjashëm”, tha ai.

“Shkova të ankohesha, i shoqëruar nga avokati im, por më pas bashkëshortja ime pati një ide të shkëlqyer.

Meqenëse po xhironim sezonin e nëntë, ajo i sugjeroi regjisorit që ta mbyllja herët – me një skenë të bukur dhe të më rikthente për sezonin e dhjetë, pasi të kisha përfunduar trajtimet e mia. Dhe kështu ndodhi, tumori u shërua dhe Tano Cariddi u rikthye.//a.i/