Ka vdekur regjisori i madh Bela Tarr në moshën 70 vjeçare. Ai ishte prej idhujve të kinemasë hungareze dhe asaj evropiane.
Béla Tarr ishte një regjisor hungarez. Duke debutuar me filmin Family Nest, Tarr e filloi karrierën e tij si regjisor me një periudhë të shkurtër të asaj që ai e quan “kinema sociale”, që synonte të tregonte histori të përditshme për njerëz të zakonshëm, shpesh në stilin e cinema vérité.
Ai njihet për kryeveprën e tij “Satantango” bazuar te libri me të njëjtin emër të nobelistit Lazlo Kraznahorkai. /Tema