Vdes punëtori në ‘Rrugën e Arbrit’ - Gazeta Express
string(32) "vdes-punetori-ne-rrugen-e-arbrit"

Vdes punëtori në ‘Rrugën e Arbrit’

Gazeta Express

30/09/2020 10:47

Një punëtor 53 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë teksa punonte në njërën prej urave të ‘Rrugës së Arbrit’.

Policia njoftoi se punëtori Astrit Alla, po punonte me një vinç dhe është aksidentuar.

Lexo Edhe:

Njoftimi:

Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi  për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.