Vdes punëtori 40-vjeç nga Drenasi, ra nga çatia ku po kryente punimet në Prizren - Gazeta Express
string(79) "vdes-punetori-40-vjec-nga-drenasi-ra-nga-catia-ku-po-kryente-punimet-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 22:05

Vdes punëtori 40-vjeç nga Drenasi, ra nga çatia ku po kryente punimet në Prizren

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 22:05

N.XH., rreth 40 vjeç, nga Drenasi, sot gjatë kryerjes së punimeve në një çati në Prizren, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas policisë, viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit, tha se për këtë rast “mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit, është raportuar një incident në vendin e punës ku viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, nga Drenasi, gjatë kryerjes së punimeve në një kulm, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lidhur me rastin, mbikëqyrsi dhe investitori  I punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.