Vdes piktori Omer Kaleshi - Gazeta Express
string(25) "vdes-piktori-omer-kaleshi"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2022 12:33

Vdes piktori Omer Kaleshi

Lajme

Gazeta Express

17/04/2022 12:33

Piktori i njohur, Omer Kaleshi ka vdekur ditën e sotme në moshën 90-vjeçare, raporton Express.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka shkruar se me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Postimi i plotë:

Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piadestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës.

Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!