Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë - Gazeta Express
string(57) "vdes-nje-polic-ne-poligonin-e-qitjes-me-arme-ne-mitrovice"

Lajme

Merita Miftari

16/03/2022 11:46

Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

Lajme

Merita Miftari

16/03/2022 11:46

Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë, raporton Express.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.

Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani për Express.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.

Express do të ju mbajë të informuar.