Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive, shkon në 31 numri i të vdekurve - Gazeta Express
string(57) "vdes-nje-person-nga-koronavirusi-ne-kliniken-infektive-ge"

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive, shkon në 31 numri i të vdekurve

Gazeta Express

06/06/2020 20:29

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive.

Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç infektimit me koronavirus kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10.05.220.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësië:

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​