Një person ka vdekur në Istog pasi ka rënë nga një objekt banesor.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.”