Vdes një person në aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”, dy të tjerë mbesin të lënduar - Gazeta Express
string(84) "vdes-nje-person-ne-aksident-trafiku-te-kroni-i-mretit-dy-te-tjere-mbesin-te-lenduar1"

Gazeta Express

03/12/2019 13:31

Vdes një person në aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”, dy të tjerë mbesin të lënduar

Gazeta Express

03/12/2019 13:31

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Lexo Edhe:

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informatave fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. /Express/