Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet - Gazeta Express
string(59) "vdes-nje-person-ne-aeroportin-e-prishtines-rasti-po-hetohet"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 9:07

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 9:07

Një person ka vdekur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ndërsa tregon se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:13, në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement