Vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë nga aksidenti në rrugën Komoran- Carralevë - Gazeta Express
string(85) "vdes-nje-person-dhe-lendohen-kater-te-tjere-nga-aksidenti-ne-rrugen-komoran-carraleve"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:32

Vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë nga aksidenti në rrugën Komoran- Carralevë

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:32

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon se sot rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi Ahmeti për Gazetën Express.

“Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran”, shtoi ajo.

“Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement