Vdes një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës - Gazeta Express
string(56) "vdes-nje-person-brenda-objektit-te-komunes-se-prishtines"

Gazeta Express

29/09/2020 10:27

Vdes një person brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Gazeta Express

29/09/2020 10:27

Një person ka vdekur para pak minutave brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, raporton Express.

Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën  8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

Lexo Edhe:

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Flora Ahmeti për Express.

Ndërkaq, Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thotë ajo.