Vdes një paciente me Covid-19 nga Theranda, ishte e hospitalizuar në Prizren - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

02/08/2020 19:14

Vdes një paciente me Covid-19 nga Theranda, ishte e hospitalizuar në Prizren

Lajme

Gazeta Express

02/08/2020 19:14

Një paciente nga Theranda ka ndërruar jetë pasi është prekur me Covid-19. Ajo ishte hospitalizuar në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Therandës, Besa Kuqi, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente nga COVID-19 në Therandë. Sipas drejtoreshës Kuqi, viktima ka qenë e hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ndërsa ka rezultuar pozitiv me 30 korrik.

“Numri i viktimave nga ky virus i msheftë arrin në gjashtë në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër COVID-19”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Tani numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 249 në Kosovë./Express/