Vdes një pacient nga Skenderaj, viktima e tretë e sotme nga Covid-19 - Gazeta Express
string(65) "vdes-nje-pacient-nga-skenderaj-viktima-e-trete-e-sotme-e-covid-ge"

Gazeta Express

15/07/2020 20:17

Vdes një pacient nga Skenderaj, viktima e tretë e sotme nga Covid-19

Gazeta Express

15/07/2020 20:17

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka vdekur Haki Rushiti nga Prekazi si pasojë e infektimit nga Covid-19.  

Lushtaku u shprehi ngushëllime familjes Rushiti dhe të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Tutje, Lushtaku bëri apel të respektohen rekomandimet e IKSHPK’së, për t’u ruajtur nga Covid-19.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Lushtakut:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL