Një 85-vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.
Po ashtu, Gashi tha se në vendngjarje kishin dalë policia dhe emergjenca ku është mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 9:43, policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.