Vdes një 47-vjeçar në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori - Gazeta Express
string(57) "vdes-nje-47-vjecar-ne-bajgore-dyshohet-se-e-zuri-traktori"

Vdes një 47-vjeçar në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

Gazeta Express

10/08/2020 12:41

Një 47-vjeçar ka vdekur derisa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës, raporton Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo Edhe:

“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, viktima dyshohet se ishte duke punuar në parkun e energjisë me erë i cili po ndërtohet në Bajgorë.

Ndryshe, parku i energjisë me erë, të cilit iu dha statusi i Investitorit Strategjik të Repubikës së Kosovës në shkurt të vitit 2019, është një projekt i përbashkët i financuar nga investitorët gjermanë, izraelitë dhe kosovarë.
/Express/