Vdes një 19 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 9-të i një ndërtese - Gazeta Express
string(75) "vdes-nje-19-vjecar-ne-ferizaj-dyshohet-se-ra-nga-kati-i-9-te-i-nje-ndertese"

Vdes një 19 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 9-të i një ndërtese

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 20:59

Një 19-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Sali Çeku”.

Lexo Edhe:

Lajmin e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person,  shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese, I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!:, deklaroi Veseli.

Ai shtoi se “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë ështê dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Po ashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” Vetvrasje'”.