Vdes nga koronavirusi ish-presidenti 37-vjeçar i klubit italian - Gazeta Express
string(63) "vdes-nga-koronavirusi-ish-presidenti-37-vjecar-i-klubit-italian"

Gazeta Express

22/03/2020 14:09

Vdes nga koronavirusi ish-presidenti 37-vjeçar i klubit italian

Gazeta Express

22/03/2020 14:09

Andrea Michelli, ish-presidenti i klubit nga Serie C Pergolettese, ka vdekur sot në moshën 37-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Pandemia Covid-19 e ka goditur Italinë më rëndë se çdo vend tjetër të botës, veçanërisht rajonin e Lombardisë, ku mbi 3.000 persona kanë vdekur deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Pergolettese, klubi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit italian, konfirmoi përmes një komunikate se ish-presidenti i vet ka vdekur.

Ai e kishte ndihmuar ekipin e vet të rikthehet në nivelet e futbollit profesionist pasi e kishte fituar titullin në Serie D dhe më pas ishte larguar duke dhënë dorëheqje më 2016.

Më parë, Michelli kishte qenë edhe president i ekipit lokal Pizzighettone. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement