Vdes në vetaksident një 22 vjeçar në Dragash, dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë dhe përdorur telefonin - Gazeta Express
string(109) "vdes-ne-veteaksident-nje-22-vjecar-ne-dragash-dyshohet-se-kishte-tejkaluar-shpejtesine-dhe-perdorur-telefonin"

Vdes në vetaksident një 22 vjeçar në Dragash, dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë dhe përdorur telefonin

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 11:40

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në trafik në rrugën Dragash-Radish, mëngjesin e së mërkurës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mos-respektimit të rregullave në trafik.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish pati një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë  e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, ka bërë të ditur Gashi për Insajderin.

Policia e Kosovës në vazhdimësi po apelon në vazhdimësi për kujdes të shtuar në trafik, nëpërmjet fushatave të ndryshme senzibilizuese dhe veprimeve operacionale