Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë - Gazeta Express
string(71) "vdes-ne-qkuk-personi-qe-ishte-aksidentuar-para-disa-ditesh-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 9:56

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 9:56

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që u aksidentua më datë 6 qershor në Lushtë të Mitrovicës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton që përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu  06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar  i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, njofton PK.