Vdes në një aksident trafiku futbollisti i Borussia Monchengladbach - Gazeta Express
string(67) "vdes-ne-nje-aksident-trafiku-futbollisti-i-borussia-monchengladbach"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2022 23:49

Vdes në një aksident trafiku futbollisti i Borussia Monchengladbach

Futboll

Gazeta Express

24/02/2022 23:49

Futbollisti 20 vjeçar i Borussia Monchengladbach, Jordi Bongard ka humbur sot jetën si pasojë e një aksident me makinë

Bongard nuk ka luajtur për ekipin senior të Borussia por për të rinjtë, pra ishte pjesë e ekipit të akademisë së 23 vjeçarëve.

Klubi i Bundesligës pasi ka marrë vesh për këtë tragjedi ka anuluar të gjitha stërvitjet.

Bongard ka qenë pjesë e akademisë së Monchengladbach që prej moshë 12 vjeçari.

“Borussia mban zi për Jord Bongard. Lojtari ynë U23 vdiq mbrëmë në një aksident automobilistik. I shprehim ngushëllimet tona familjes. Jord do të mbetet përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona”, thuhet në njoftim në njoftimin e klubit. /GazetaExpress/