Vdes në moshën 91 vjeçare regjisori i cili solli revolucion në kinematografinë franceze - Gazeta Express
string(87) "vdes-ne-moshen-91-vjecare-regjisori-i-cili-solli-revolucion-ne-kinematografine-franceze"

Vdes në moshën 91 vjeçare regjisori i cili solli revolucion në kinematografinë franceze

Arte

Gazeta Express

13/09/2022 17:23

Regjisori i filmit Jean-Luc Godard, i cili e nisi i valën e re revolucionare franceze të kinematografisë, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Godard mori famën e tij me filmin “À bout de souffle” apo “Pa frymë” në vitin 1960.

Lexo Edhe:

Puna e tij solli një gjallëri dhe guxim të ri në kinema dhe kishte ndikim tek regjisorët si Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Godard “kishte vizionin e një gjeniu”.

“Ai ishte si një shfaqje në kinemanë franceze. Më pas u bë mjeshtër i saj”,ka shkruar Macron në Twitter, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Grupi i pasur i filmave me ndikim të Godardit në vitet 1960 përfshinte gjithashtu Le Mépris (Përçmimi), Bande à Part (Banda e të huajve) dhe Alphaville.