Fituesi i Nobel në Letërsi, Mario Vargas Llosa ndërroi jetë në vendlindjen e tij Peru. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij Alvaro në një postim në , ku shkruan: “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai ynë Mario Vargas Llosa ka vdekur në Lima, i rrethuar nga familja dhe në paqe”.
I lindur në Arequipa më 28 mars 1936, fituesi i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010 kishte rreth dy javë që kishte festuar 89 vjetorin e lindjes.
Sipas dëshirës së familjes, ceremonia e varrimit do të jetë privat dhe sipas dëshirës së shkrimtarit, eshtrat e tij do të digjen.
Ndër romanet e tij, “Qyteti dhe qentë” dhe “Shtëpia e gjelbër”. Me më shumë se 50 vepra në emrin e tij, Vargas Llosa fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010 kur anëtarët e jurisë e quajtën atë një “shkrimtar me dhunti hyjnore”.
Përshkrimet e tij të autoritarizmit, dhunës, duke përdorur gjuhë të pasur, e bënë atë një yll të lëvizjes letrare Boom të Amerikës Latine.
Në fillim, dashamirës ndaj ideve të krahut të majtë, ai u zhgënjye me kauzat revolucionare të Amerikës Latine, duke kandiduar, por pa sukses, për presidencën peruane me një parti të qendrës së djathtë në 1990.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...