Vdes në moshën 65-vjeçare, mjeku Besnik Berisha, Oda e Mjekëve ngushëllon familjarët e kolegët e tij - Gazeta Express
string(98) "vdes-ne-moshen-65-vjecare-mjeku-besnik-berisha-oda-e-mjekeve-ngushellon-familjaret-e-koleget-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:47

Vdes në moshën 65-vjeçare, mjeku Besnik Berisha, Oda e Mjekëve ngushëllon familjarët e kolegët e tij

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 15:47

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare mjeku Besnik Berisha.

Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi për vdekjen e doktorit, specialist i fiziatrisë.

“Ndahet nga jeta Dr. Besnik Berisha (19.02.1960 – 04.10.2025). Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri. Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të doktorit.