Vdes në moshën 28-vjeçare aktori Joey Morgan - Gazeta Express
string(41) "vdes-ne-moshen-28-vjecare-aktori-i-njohur"

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 9:09

Vdes në moshën 28-vjeçare aktori Joey Morgan

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 9:09

Joey Morgan, aktori i njohur për rolin e tij të parë në filmin “Scouts Guide to the Zombie Apocalypse” ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Në film, Joey luajti rolin e Augie Foster së bashku me një grup yjesh në rritje në atë kohë, duke përfshirë Tye Sheridan, Logan Miller dhe Halston Sage.

Lexo Edhe:

Lajmin për vdekjen e Morgan e bëri të ditur regjisori i filmit Christopher Landon.

“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u rrotulluan ai ishte magnetik. Ai vdiq sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur”, shkroi Christopher në Twitter të dielën.

Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, transmeton Klankosova.tv.