Vdes në moshën 124-vjeçare Lola, gruaja më e vjetër në botë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:40

Vdes në moshën 124-vjeçare Lola, gruaja më e vjetër në botë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:40

“Lola” Francisca Susano, e cila besohet të ishte personi më i vjetër në botë dhe gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800, ka vdekur në moshën 124-vjeçare.

Vdekja e të moshuarës filipinase u konfirmua nga zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental.

Lexo Edhe:

“Me trishtim në zemër morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës”, postoi qeveria e shtetit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë, 124 vjeç, është vërtetuar aktualisht nga Rekordet Botërore Guinness”.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Susanos, por e moshuara thuhet se do të testohet për COVID-19, raportoi CNN.

Megjithatë, oficerët e informacionit të qytetit raportuan se ajo nuk shfaqi asnjë simptomë të koronavirusit para vdekjes së saj.