Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar - Gazeta Express
string(43) "vdes-ne-moshe-te-re-aktori-i-njohur-kosovar"

Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar

Gazeta Express

26/10/2020 13:19

Në moshën 44 vjeçare ka vdekur aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur aktori Xhelal Haliti, teksa shton se i ndjeri ka pasur kancer para 10 vjetësh.

Lexo Edhe:

Haliti ka njoftuar se varrimi i shokut të tij do të bëhet në New York.

Aktori Shkëlzen Rraci është i njohur për publikun nga seriali “Cimerat” (2006-2010). Rraci ka qenë edhe pjesë e teatrit dhe shumë filmave.

/Express Rozë/