Ka vdekur Naim Krasniqi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Për vdekjen e tij ka shkruar Hykmete Bajrami, duke e vlerësuar kontributin e tij.
“Herët na paska lënë Naim Krasniqi Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”.
“Naimi përpos kontributit në LDK do të kujtohet edhe për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, puna e tij ka lënë gjurmë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Naimin”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Express