Vdes Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave” - Gazeta Express
string(57) "vdes-musadik-pajaziti-i-denuar-ne-rastin-lagjja-e-trimave"

Vdes Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”

Lajme

Gazeta Express

22/09/2023 10:27

Ka ndërruar jetë në burg Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin Lagja e Trimave. Informacionin për vdekjen e tij e kanë kumtuar të burgosurit e dënuar për këtë rast.

Mësohet se ai së fundi ka vuajtur nga një sëmundje kronike për të cilën disa herë kishte denoncuar se në burg nuk e merr trajtimin e duhur mjekësor.

Lexo Edhe:

Ai ishte dënuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.