Vdes motoristi 19-vjeçar, pas një aksidenti në garë - Gazeta Express
string(50) "vdes-motoristi-19-vjecar-pas-nje-aksidenti-ne-gare"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/05/2021 12:47

Vdes motoristi 19-vjeçar, pas një aksidenti në garë

Sporte tjera

Gazeta Express

30/05/2021 12:47

Motoristi zviceran i Moto3, Jason Dupasquier ka vdekur sot pas plagëve të marra në një aksident gjatë garës kualifikuese në Itali, e zhvilluar dje.

Dupasquier, 19 vjeç, u godit nga një motoçikletë tjetër pasi ra dhe rrëshqiti përgjatë pistës në Qarkun Mugello.

Lexo Edhe:

Ai u dërgua me urgjencë pastaj në spitalin e Florencës, megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dupasquier pati paraqitje fantastike këtë edicion dhe ishte një yll që premtonte shumë në këtë sport. /Gazeta Express/