Vdes Mory Kanté, këngëtari që ia prezantoi botës muzikën afrikane - Gazeta Express
string(64) "vdes-mory-kante-kengetari-qe-ia-prezantoi-botes-muziken-afrikane"

Gazeta Express

22/05/2020 16:53

Vdes Mory Kanté, këngëtari që ia prezantoi botës muzikën afrikane

Gazeta Express

22/05/2020 16:53

Këngëtari Mory Kanté, i cili ndihmoi në sjelljen e muzikës afrikane në audiencën botërore me hite si Yéké Yéké, ka vdekur në Guinea.

Kanté vdiq në spital të premten në kryeqytetin Conakry, në moshën 70 vjeç, tha djali i tij Balla Kanté për agjencinë e lajmeve AFP.

Vdekja e tij ishte rezultat i problemeve shëndetësore të pa trajtuara, tha ai.

“Ai vuante nga sëmundje kronike dhe shpesh udhëtoi në Francë për trajtim, por kjo nuk ishte më e mundur me koronavirusin”, shtoi ai, përcjell Gazeta Express.

“Ne pamë që gjendja e tij të përkeqësohej me shpejtësi, por unë përsëri isha i befasuar sepse ai do të kishte kaluar kohë shumë më të këqija”.

Kanté njihej si një lojtar i dalluar i kora – një harpë e Afrikës Perëndimore. Kënga e tij Yéké Yéké u bë një hit i madh në fund të viteve 1980 dhe u ri përpunua gjerësisht.

Mory Kanté yeke yeke

Të premten kolegët e tij muzikanë dhanë respektet e tyre, duke përfshirë muzikantin senegalez, Youssou N’Dour i cili tha se ndjeu një zbrazëti të madhe kur mësoi vdekjen e Kanté dhe e quajti këngëtarin e ndjerë “një baobab të kulturës afrikane”.

Presidenti i Guinesë, Alpha Condé, tha në Twitter se kultura afrikane ishte në zi. Ai falënderoi Kanté, duke thënë se karriera e tij kishte qenë “e jashtëzakonshme”./Gazeta Express/