Vdes mjeku kinez, lëkura e të cilit ndryshoi pas trajtimit për koronavirus - Gazeta Express
string(73) "vdes-mjeku-kinez-lekura-e-te-cilit-ndryshoi-pas-trajtimit-per-koronavirus"

Gazeta Express

03/06/2020 7:37

Vdes mjeku kinez, lëkura e të cilit ndryshoi pas trajtimit për koronavirus

Gazeta Express

03/06/2020 7:37

Një mjek kinez lëkura e të cilit ishte nxirë pasi ishte sëmurë rëndë me COVID-19, ka vdekur pasi ka luftuar me sëmundjen për gati pesë muaj.

Mjeku Hu Weifeng, që u infektua gjatë punës në janar, ka ndërruar jetë në një spital në Wuhan, te burimi i koronavirusit të ri, ka shkruar uebfaqja kineze “The Paper”.

Lexo Edhe:

42-vjeçari ishte trajtuar në intensivë për disa muaj, para se të vdesë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Hu, një urolog, ishte kolegë i Li Wenliangut, mjekut që ishte qortuar nga policia pasi kishte alarmuar për virusin dhe më pas vdiq nga sëmundja.

Të dy mjekët kanë punuar në Spitalin Qendror në Wuhan.

Së paku pesë mjekë në këtë spital kanë vdekur. Nga spitali më herët ishte thënë se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës që i ndodhi mjekut Hu ishte për shkak të një antibiotikut që kishte marrë ai për t’u trajtuar.