Vdes legjenda e Man Utd dhe Skocisë, Denis Law - Gazeta Express
string(45) "vdes-legjenda-e-man-utd-dhe-skocise-denis-law"

Gazeta Express

17/01/2025 21:41

Vdes legjenda e Man Utd dhe Skocisë, Denis Law

Gazeta Express

17/01/2025 21:41

Ish-sulmuesi i Torinos, Manchester United, Manchester City dhe Skocisë, Denis Law, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Qendërsulmuesi ka lindur në Aberdeen dhe kishte pak më shumë se një muaj për të shënuar ditëlindjen e tij të 85-të.

I lindur në Aberdeen, Law filloi karrierën e tij me Huddersfield Town, gjithashtu pati një periudhë në Itali me Torinon dhe luajti 55 herë për vendin e tij – 30 golat e tij e bënë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Skocisë.

Ai u shit për një shumë rekord britanik tre herë gjatë karrierës së tij.

Në vitin 2021, ai u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer dhe demencë vaskulare.