Vdes kompozitori i famshëm italian, Ennio Morricone - Gazeta Express
string(50) "vdes-kompozitori-i-famshem-italian-ennio-morricone"

Gazeta Express

06/07/2020 10:41

Vdes kompozitori i famshëm italian, Ennio Morricone

Gazeta Express

06/07/2020 10:41

Ka vdekur në moshën 91-vjeçare kompozitori i famshëm italian, Ennio Morricone. Ai ishte më së shumti i njohur për muzikën e filmave.

Morricone e kishte thyer ashtin e femurit disa ditë më parë dhe vdiq natën e kaluar në një klinikë në Romë. Vdekjen e tij e konfirmoi avokati i vet, Giorgio Assumma.

Lexo Edhe:

I lindur në Romë në vitin 1928, Morricone e bëri kompozimin e parë që në moshën 6-vjeçare. Ai e studioi muzikën klasike dhe pas diplomimit filloi të bënte vepra muzikore për teatër dhe radio. Veprat e tij u bënë hite në këngët e kompozuara për Paul Anka, Françoise Hardy dhe Demis Roussos.

Megjithatë, famën më të madhe ia sollën veprat muzikore për filma. Ai e filloi punën në këtë fushë në vitet e pesëdhjeta dhe bashëkpunimet me Lucano Salce, duke filluar me “Il Federale”, e bënë me emër, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Morricone punoi pothuajse në të gjitha zhanret e filmave dhe disa nga meloditë e tij janë ndoshta më të famshme sesa vetë filmat për të cilat ato janë punuar.

Drejtori britanik i filmit, Edgar Wright, e vlerësoi lart punën e Morricone-s, duke e cilësuar atë si kompozitor ikonë, që i shndërronte filmat në art.