Vdes kalimtarja që u plagos pas gjuajtjeve me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë - Gazeta Express
string(77) "vdes-kalimtarja-qe-u-plagos-pas-gjuajtjeve-me-arme-zjarri-mbreme-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 11:12

Vdes kalimtarja që u plagos pas gjuajtjeve me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 11:12

Ka vdekur në QKUK gruaja që u plagos mbrëmë pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar për Express Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se në Intensivë është sjellur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë çuar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka, për Gazetën Express.