Bota e futbollit sot i thotë lamtumirë Radomir Antic
Në moshën 71 vjeçare Radomir Antic ka ndërruar jetë sot, siç raportohet nga Atlético Madrid përmes një deklarate në faqen e saj të internetit, në ‘Twitter’.
Ai ka pas probleme shëndetësore që një kohë.
Antic ka qenë trajner i Realit një sezon, edhe i Barcelonës një sezon, derisa 5 vjet ka qenë i ulur në stolin e Atletico Madrid.
The Atlético de Madrid family is mourning the passing of Radomir Antić, one of our legendary coaches. You will forever live in our hearts. Rest in peace. pic.twitter.com/C5UulDOZSo
— Atlético de Madrid (@atletienglish) April 6, 2020
Ai është trajneri i vetëm që ka arritur të menaxhojë tre klubet më të mëdha në futbollin spanjoll: Real Madrid, Atlético de Madrid dhe Barcelona.
Asnjë trajner tjetër në histori nuk është ulur në stolin e të tre rivalëve të përjetshëm. /Gazeta Express/